Vizitë në Flutura Academy

Në qendrën e Flutura Academy në Ferizaj, ishin në vizitë përfaqësues të Këshillit të Evropës nga Programi ROMACTED së bashku me grupin e të rinjve nga komunitetet pakicë në Ferizaj, të cilët patën rastin të njihen nga afër me veprimtarinë e qendrës sonë në tërësi.

Ndër tjerash, u njoftuan me aktivitetet dhe mundësitë e shumta që ofron Flutura Academy përmes bursave dhe jo vetëm, në këtë rast për të rinjtë e komuniteteve pakicë në Ferizaj. Ne shprehëm interesimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të përcjellë vlerat e arsimit dhe mundësive të barabarta për të gjithë, në ndihmë dhe përkrahje të të rinjve në zhvillimin e tyre personal dhe profesional.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »