Workshop njëditor në Flutura Academy

Është mbajtur Workshop njëditor me nxënësit tanë, në lidhje me montimin dhe funksionalizimin e Robotit mBot Ranger përmes programimit.

Për shkak të zhvillimit të hovshëm të teknologjisë, edhe fusha e Robotikës çdo ditë e më shumë është duke u bërë pjesë e pashmangshme e përditshmërisë, madje në një mënyrë apo tjetër duke ndryshuar mënyrën e jetesës së njerëzve për një kohë aq të shkurtër.

Andaj, përveç historikut, përhapjes dhe rëndësisë, nxënësve ju ofrua mundësia për diskutim edhe se si t’i qasemi në tërësi kësaj fushe, si dhe të shfaqnin aftësitë e tyre duke krijuar e programuar një produkt robotik në mënyrë praktike. Përkushtimi ynë për një edukim të mirëfilltë të të rinjve tanë, karshi temave inovative të teknologjisë për të nxitur kërshërinë dhe të menduarit kritik, besojmë se është investim për të ardhmen tonë.

More Posts

Storje Suksesi

Nxënësi ynë, Drenis Bajrami ka arritur një tjetër fazë të rëndësishme në rrugën e tij profesionale duke u punësuar si

Read More »