TRAJNIME PROFESIONALE FALAS

Trajnimet organizohen për nxënësit e klasave 1-12 në Akademinë "Flutura" në Drenas, të gjithë nxënësit pa dallim moshe, gjinie, etnie, statusi material do të kenë mundësinë të rrisin njohuritë dhe shkathtësitë e tyre përmes pjesëmarrjes në trajnime. Në “Flutura Academy” kemi një hapësirë të veçantë pune, në një ambient zbavitës dhe ndryshe nga mësimi në klasa.

DIZAJN GRAFIK

Gjatë ndjekjes së trajnimit për Dizajn Grafik ju do të njiheni me parimet e dizajnit grafik dhe do të aftësoheni nëpërmjet metodave të avancuara dhe teknikave e imazheve digjitale.

SOCIAL MEDIA MANAGEMENT

Gjatë ndjekjes së trajnimit për Social Media Management ju do të njiheni me praktikat e menaxhimit të rrjeteve sociale, procesin e krijimit, analizimit dhe angazhimit me përmbajtje në platformat e rrjeteve sociale.

PROGRAMIM

Programimi gjen zbatim në secilen fushë të industrisë, prandaj njoftimi me konceptet dhe zbatimin e gjuhëve programuese është një nevojë e domosdoshme për të zhvilluar aftësinë tuaj të përgjithshme të organizimit dhe planifikimit..

GJUHE GJERMANE

Ne ofrojmë të gjitha nivelet e gjuhës gjermane, varësisht nga njohuritë paraprake. Mësimi realizohet nëpërmjet ligjëratave që ofrojnë bazën teorike, ushtrimeve në klasë dhe komunikimit mes vete.

CODE

Mësimi i programimit, përveç se ndihmon fëmijët të mësojnë programim, përmes teknikave kreative, u mundëson atyre logjikën dhe mendimin kritik për funksionim edhe në jetën e përditshme.

ABONOHU!

Akademia ‘Flutura’ do ta fillojë punën me kurse dhe trajnime gjatë fundit të vitit 2021.
Abonohu për të marrë njoftime të rregullta!