Thumb

25 Shtator 2020

Bambus Group emëron Zyrtarin Kryesor Operativ (ZKO)

Me kënaqësi ju prezantojmë me Zyrtarin e ri Kryesor Operativ (ZKO), Faton Orlishta. Fatoni ka një bagazh të pasur në hulumtimin e tregut, inbound dhe outbound. Ai ka mbajtur disa pozita në kompani të njohura duke filluar nga Mbikëqyrës, Menaxher Projekti dhe së fundmi si Ndihmës – Menaxher i Qendrës së Thirrjeve për dy vjet, të cilat përmbledhen në 12 vjet përvojë pune në industrinë tonë. Në fillim të vitit të kaluar, Fatoni u bashkua me Bambus Group si menaxher i Implementimit dhe Ofrimit të Shërbimit. Ai i është përkushtuar shumë punës së tij të përditshme, gjë që i mundësoi të zgjidhet në Zyrtarin e ri Kryesor të Operacioneve (COO) të kompanisë tonë këtë javë. Faton i vë theks të fortë lidershipit dhe beson se krijimi i një ambienti që mundëson lulëzimin e punës për njerëzit është faktor kryesor për një ekip të motivuar. Duke pasur pozitivitetin si një tipar të dalluar, Faton beson se gota e famshme është gjithmonë gjysmë e zbrazët, e cila mund të mbushet plotësisht duke pasur një qëndrim pozitiv. Ne e përgëzojmë Faton për pozitën e tij të ri dhe besojmë se kontributi i tij në kompaninë tonë do të jetë një faktor kryesor që të #RritemiSëBashku!