Thumb

16 Shtator 2020

Bambus Group vazhdon rritjen me themelimin e Bambus Research Markt- und Meinungsforschungsinstitut GmbH në Hamburg

Me kënaqësi ju njoftojmë që po e zgjerojmë me sukses punën tonë në Gjermani duke themeluar Bambus Research Markt- und Meinungsforschungsinstitut GmbH në Hamburg. E themeluar nga Bekim Ahmetaj, ish-kryeshefi ekzekutiv i Bambus Group, kompania në Hamburg do të drejtohet nga Kryeshefi Ekzekutiv i sapo emëruar, Gerret Steenfadt. Ky hap u ndërmor për ta akomoduar rritjen e shpejtë të nevojave të projekteve dhe për ta mbështetur strategjinë e rritjes së kompanisë.

Kompania jonë e re në Hamburg do të shërbejë si pikë takimi për klientët tanë në Gjermani, të cilët kanë një vlerë shumë të rëndësishme për kompaninë tonë. Gjermania është një nga tregjet prioritare për Bambus Group. Gjithmonë i kemi kushtuar vëmendje të madhe zhvillimit ekonomik të Gjermanisë dhe aktualisht po ofrojmë shërbime profesionale për shumë kompani në këtë rajon.

Qyteti i dytë më i madh i ekonomisë së katërt më të madhe në botë, një portë drejt botës - Hamburgu përfaqëson një zonë të pasur mundësish. Në këtë mënyrë, duke themeluar Bambus Research Markt- und Meinungsforschungsinstitut GmbH në këtë qytet, na mundëson që të zgjerojmë më tej partneritetet tona ndërkombëtare në hulumtimin e tregut duke rritur aftësinë tonë për të shërbyer në tregun aktual dhe të ardhshëm në Gjermani dhe përrreth. Së bashku me kompaninë tonë në Kosovë dhe degën e saj në Aachen, kompania e re në Hamburg do të na mundësojë krijimin e një rrjeti shërbimi koheziv dhe forcimin e mëtejshëm të shërbimeve në këtë rajon dhe më gjerë.

Disa fjalë rreth kryeshefit ekzekutiv, Gerret Steenfadt. Gerret filloi karrierën e tij si student në Phone Research Field, u avancua si menaxher në terren, ndër pozita të tjera, ndërsa që nga viti 2014 ai shërbeu si CEO në këtë kompani. Ai ka dy vajza të bukura dhe është një lojtar dhe trainer i pasionuar dhe aktiv i hendbollit.