Thumb

14 Gusht 2020

Bambus Group emëron kryeshefin e ri ekzekutiv

Me kënaqësi ju njoftojmë se duke filluar nga sot Bambus Group ka një Kryeshef Ekzekutiv të ri (CEO). Që nga themelimi i kompanisë deri më sot, Fadili shërbeu si Zyrtar Kryesor Operativ (COO) dhe siguroi lidership dhe menaxhim për stafin dhe kompaninë, duke e përafruar atë me planin e biznesit të kompanisë dhe vizionin e përgjithshëm strategjik. Ndërsa po u afrohemi më pranë synimeve të biznesit, suksesi i përgjithshëm në tregun vendor dhe ndërkombëtar, i arritur përmes punës së palodhshme të secilit prej ekipit tonë, u frymëzua nga udhëheqja, angazhimi dhe vizioni i Fadilit. Ne dëshirojmë të falënderojmë përzemërsisht Bekim Ahmetajn, i cili shërbeu si CEO i Bambus Group që nga themelimi i kompanisë. Jemi mirënjohës ndaj tij për krijimin e një mjedisi mundësish që e bëri ekipin tonë një familje të madhe. Duke u nisur në një udhëtim të ri, angazhohemi për një bashkëpunim të shëndetshëm përmes të cilit #RritemiSëBashku!