Thumb

21 Korrik 2020

Aplikacioni për maturantët

Rijadi dhe Venisi, dy internët tanë, kanë zhvilluar një aplikacion që do t’u ndihmojë maturantëve të përgatiten për testin e maturës. Ky aplikacion përmban testet e maturës të cilat kanë shërbyer për matjen e njohurive të nxënësve të klasave të XII përgjatë viteve 2008 – 2019 si dhe pyetje nga programi orientues për testin e maturës shtetërore, lansuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Rijadit dhe Venisit ideja për aplikacion u ishtë dhënë nga profesori i tyre, Visar Krelani, i cili kishte sugjeruar ta zhvillojnë një aplikacion që do t’i përmbledhte të gjitha testet e maturës që janë përdorur tashmë, çka do t’u ndihmonte maturantëve, por edhe do të shërbente si arkivë për gjeneratat e tjera.Aplikacioni, tashmë i pranishëm për përdoruesit e Android-it dhe së shpejti edhe për ata të IOS-it, është lansuar së pari në maj të këtij viti dhe deri tash ka pasur mbi 2000 shkarkime. Aplikacionin mund ta shkarkoni përmes këtij linku: https://play.google.com/store/apps/details… Në tërësi, aplikacioni përmban: + 100 teste + 5500 pyetje + 500 zgjidhje të detyrave nga profesorët në tri drejtime, përkatësisht: - Arsimi profesional - Shkencat natyrore - Shkencat shoqëroreAkademia ‘Flutura’ u ka dhënë mbështetje të dyve që ta zhvillojnë dhe më tutje aplikacionin duke shpresuar se ky do të jetë vendi i duhur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që duan të ushtrojnë dhe përgatiten për testin e maturës.