Thumb

10 Korrik 2020

Venis Morina, intern në Taktika Studio, Ylli në Ngritje i Vitit i ICT Awards

Shumë të lumtur dhe krenarë që interni ynë, Venis Morina, është shpallur Ylli në Ngritje i Vitit në edicionin e 8-të të ICT Awards. Venisi ka garuar me projektin e tij Xcom, i cili duke përdorur intelegjencën artificiale (IA) dhe realitetin e shtuar, ka zhvilluar një aplikacion që lehtëson blerjen e produkteve në markete, menaxhimin e ekonomisë së konsumatorit, analizimin e të dhënave të shitjes, reklamimin e produkteve dhe rritjen e shitjeve të markeve.Venisi ka filluar internshipin e tij në agjencinë kreative Taktika Studio së bashku me vëllain e tij, Rijadin, dhe të dytë kanë punuar palodhshëm në këtë projekt. U dëshirojmë suksese të panumërta dhe u premtojmë se do t’i mbështesim gjithmonë në iniciativat e tyre. Lexoni më shumër ICT Awards në këtë link: https://www.facebook.com/ictawards.org/photos/a.173878102768724/2076864369136745/?type=3&theater