fbpx

Flutura Academy është pjesë e Bambus Group dhe u jetësua fillimisht si platformë mësimi por edhe si vendtakim i mundësive. Korniza edukative që ofron Flutura është bashkëdyzim i nevojave të tregut dhe konceptit bashkëkohorë të të mësuarit. Ofrojmë shkathtësi teorike dhe praktike që përvetësohen shpejt, të cilat ju kualifikojnë për profesionin e ëndrrave tuaja.

Emrin “Flutura” e zgjodhëm për shkak se në një formë procesi i metamorfozës së fluturës e reflekton procesin e përgatitjes/rritjes profesionale dhe personale të secilit individ. Asnjë larvë s’mund të arrijë të jetë flutur pa kushtet e nevojshme për ta realizuar procesin e transformimit me sukses. Ngjashëm, pa aftësimin me shkathtësitë e nevojshme për tregun e sotëm të punës, asnjë i ri s’mund t’i realizojë pritjet dhe ëndrrat e veta.

Flutura Academy gjendet në Drenas, adresa: rr. Xhevat Demaku, 13000 Drenas.

Kemi nisur rrugëtimin tonë në Drenas, duke përzgjedhur t’i përkushtohemi e t’i japim mundësi fillimisht qendrave më të vogla, e pastaj duke zgjeruar potencialin dhe energjinë në secilën zonë.

Mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e komunës së Drenasit, nga klasa e 3-të deri në klasën e 12-të.

 

Ofrojmë trajnimet si: Programim, Dizajn Grafik, 3D Dizajn, Gjuhë Gjermane dhe Gjuhë Angleze.

Të gjitha trajnimet zgjasin përafërsisht nga 3 deri në 9 muaj.

Të gjitha trajnimet tona janë pa pagesë, për nxënësit deri në 18 vjeç

Të gjitha bizneset dhe organizatat joqeveritare mund të kërkojnë module specifike trajnimi në varësi të nevojave të tyre për trajnim të kapaciteteve njerëzore.