Jemi të hapur ndaj bashkëpunimeve me partnerë të rinj për një shoqëri shumëngjyrëshe. Pas aplikimit, secili aplikues për partner i nënshtrohet një vlerësimi bazuar në parimet dhe vizionin e akademisë. Partnerët që i bashkohen vizionit tonë bëhen pjesë e pandashme e zinxhirit tonë funksional që dërgon në arritjen e synimeve tona të përbashkëta. Secili prej partnerëve tanë i shton një ngjyrë më shumë akademisë ‘Flutura’.
Bëhu partnerAkademia ‘Flutura’ ecën sigurt mbi bazën e bashkëpunimit të shëndetshëm me partnerët tanë.
Synime të përbashkëta
Secili nga partnerët e akademisë ‘Flutura’ sjell me vete vlerat e veta unike çka i kontribuojnë arritjes së synimeve tona.
Zinxhiri funksional
Të gjithë partnerët janë pjesë e rëndësishme e zinxhirit funksional të ‘Fluturës’, ku partnerët e mbështesin akademinë me ekspertizën dhe resurset e tyre..
Bashkëpunimi
Në bazë të mirëkuptimit të vazhdueshëm, arrijmë të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për t’i maksimizuar dobitë e akademisë për shoqërinë.
Për t'u njoftuar me procesin se si mund të bëheni partner
i akademisë, na kontaktoni.