Manual

Informacione rreth mësimit online

Për shkak të shpërthimit të pandemisë nga virusi COVID-19 dhe masave parandaluese për përhapjen e pandemisë në Kosovë, të marra nga Qeveria e Kosovës, akademia ‘Flutura’ u ofron ndihmë përmes kësaj platforme, të gjitha institucioneve arsimore që kanë nevojë për mbështetje teknike dhe logjistike në ofrimin e orëve online, sipas kurrikulës së tyre përkatëse.

Akademia ‘Flutura’ aktualisht po i ofron ndihmë teknike për t’i mbajtur orët mësimore online sipas planit të tyre të paraparë shkollës së mesme profesionale në Drenas, “Fehmi Lladrovci”, gjimnazit “Hamëz Jashari” dhe shkollës të mesme profesionale “Anton Çetta” në Skënderaj.


Na kontaktoni!

Nëse jeni institucion arsimor dhe keni nevojë për ndihmë për realizimin e orëve mësimore online ose jeni ligjërues i ndonjë fushe të caktuar dhe dëshironi të ofroni ligjëratë online, ju lutemi të na kontaktoni për t’i parë mundësitë e bashkëpunimit.


Vërejtje:

Të gjitha përgjegjësitë mbi vijueshmërinë, mbajtjen e orëve dhe kurrikulën u takojnë profesorëve dhe institucioneve përkatëse dhe jo akademisë ‘Flutura’.

SHMPL "Anton Çetta", Skënderaj

Nëse jeni nxënës i kësaj shkolle, për t’u kyçur në platformën Flutura CMS klikoni këtu.

SHMP “Fehmi Lladrovci”, Drenas

Nëse jeni nxënës i kësaj shkolle, për t’u kyçur në platformën Flutura CMS klikoni këtu.

Gjimnazi “Hamëz Jashari”, Skënderaj

Nëse jeni nxënës i kësaj shkolle, për t’u kyçur në platformën Flutura CMS klikoni këtu.