Bashkë me nxënësit tanë të Flutura Movie Club, kemi organizuar kinemanë e improvizuar në ekranin tonë të përbashkët.
Në këtë periudhë festive të fundvitit, ku përfshihemi në aktivitete të ndryshme për të shënuar përfundimin e një kapitulli dhe fillimin e një tjetri, ne shpresojmë që ky moment i veçantë i shikimit të filmave të na sjellë bashkë, të na frymëzojë dhe të na kujtojë vlerën e përvojës së përbashkët. Meqenëse filmi është një prej formave më të mira përmes të cilit mësojmë e reflektojmë duke u argëtuar, edhe kësaj radhe kemi përzgjedhur tematiken në frymën festive të fundvitit.