Përderisa po i afrohemi fundit të vitit akademik, me nxënësit tanë të Flutura Movie Club, kemi organizuar një kinema të improvizuar, për të pasuruar koloritin e emocioneve të përbashkëta në Flutura Academy.
Meqenëse filmi është mjet shumë efektiv për të evokuar emocione dhe për të përcjellë mesazhe në mënyrë artistike, këtë herë përzgjodhëm një tematikë që përçon mesazhin asnjëherë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua. Po ashtu, mësimet e vlefshme ishin mirëkuptimi dhe toleranca që duhet të kemi ndaj tjetrit në klasë apo shoqëri, që është me nevoja të veçanta më ndryshe, ashtu sikurse ne mund të rastis të dukemi më ndryshe nga të tjerët, sepse duhet ta mendojmë secili që unë jam tjetri i tjetrit.