Korniza edukative që e ofron Flutura është bashkëdyzim i nevojave të tregut dhe konceptit bashkëkohor të të mësuarit. Ofrojmë shkathtësi teorike dhe praktike që përvetësohen shpejt, të cilat ju kualifikojnë për profesionin e ëndrrave tuaja.
Derisa ne shikojmë nga e ardhmja, dikush veç është duke punuar në të. Faleminderit FLUTURA.
Koncepti i akademisë përkon me fenomenin e njohur si 'efekti i fluturës', një ndryshim i vogël sot, përcillet me ndryshime të mëdha ditëve tjera.
Flutura' ofron një koncept inovativ të akademisë. Një vend për të gjithë, pavarësisht vendit dhe interesit profesional.
Ne në Flutura, jemi të interesuar që ta shfrytëzojmë potencialin tonë për të bërë gjërat e duhura për tregun e punës.
Kemi kënaqësinë të bashkëpunojmë me biznese dhe organizata të mirënjohura që na ndihmojnë t'i arrijmë objektivat e akademisë 'Flutura'.
Bëhu Partner