Me qëllim të vetëdijesimit dhe motivimit të vajzave dhe nxënësve tona, për Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, kemi organizuar një ligjëratë me znj. Zana Tabaku, sipërmarrëse dhe lidere me mbi 18 vjet përvojë në industrinë e TIK-ut.
Këtë vit motoja për të shënjuar këtë ditë është “Lidershipi”, për të nënvizuar nevojën kritike për modele të forta vajzash në karrierën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës(STEM). Andaj, nxënësit tanë patën rastin përveç për të dëgjuar fjalë inkurajuese për tematikën në fjalë, të marrin model nga vet znj. Tabaku, e cila me shembullin personal shërben si një model që duhet ndjekur nga vajzat e reja, për të cilën gjë ne e falënderojmë për kohën me ne.