Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK, me vajzat e grupit të Robotikës kemi organizuar një vizitë në një punëtori të TIK-ut, ku na mirëpriti pronari z. Bashkim Ajazi.
Me qëllim që të shohin një ambient real pune, duke i shpjeguar dhe praktikuar vegla të ndryshme të punës, paten rastin të përfitojnë disa njohuri modeste konform moshës së tyre. Edukimi në fazën e fëmijërisë është i një rëndësie të veçantë për të formuar përvoja themelore që do të ndikojnë në zhvillimin e tyre të ardhshëm. Andaj, padyshim që përfshirja e vajzave në teknologji mund të krijojë dhe të ndryshojë botën në mënyra të reja dhe tejet inovative.