FluturatOnSteam – Dita Ndërkombëtare e Vajzave dhe Grave në Shkencë

Disa pre vajzave në FluturatOnSTEM kanë ndërmarr iniciativë që për nder të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave dhe Grave në Shkencë, të mbajnë ligjërata ndërgjegjësuese për motivimin për të rejat dhe të rinjtë, për potencialin që vajzat kanë për t’u zhvilluar në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.

Me frymën e suksesit të arritur nga vetë nxënëset tona në Flutura Academy në këto fusha, synojmë të ndajmë këtë frymë motivuese edhe me bashkëmoshataret e tyre. Në këtë fushatë të ndërgjegjësimit, janë mbajtur aktivitete dhe ligjërata të ndryshme, duke përfshirë grupe të ndryshme brenda akademisë tonë.

Ndër tjerash, ideja ishte që të gjithë pjesëmarrësit të ndajnë këto informacione të rëndësishme dhe frymëzuese me shoqërinë e tyre, në mënyrë që të sensibilizojmë të rejat dhe të rinjtë për potencialin e tyre të madh dhe mundësitë e barabarta që ofrohen për të gjithë, pa marrë parasysh gjininë. Kjo përpjekje për ndërgjegjësim do të jetë më e suksesshme nëse të gjithë bashkëveprojmë dhe ndajmë me njëri-tjetrin këtë mesazh të rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e vajzave në fushat e shkencës dhe teknologjisë.

More Posts