Në Flutura TALK me të ftuar znj. Sakibe Jashari, patëm kënaqësinë të zhvillojmë një bashkëbisedim për përvojat e saj nga fëmijëria e deri më tani, siç e parasheh edhe formati i këtij eventi për të motivuar edhe të rejat dhe të rinjtë e Ferizajt drejt rrugës së suksesit.
Përveç shembullit personal si një grua e suksesshme që na përcolli znj. Jashari, edhe fjalët ishin shumë inkurajuese për secilin të pranishëm në sallë. Sepse, duke rrëfyer një perspektivë të përvojave dhe sfidave që ka hasur përgjatë jetës, fëmijëria, lufta, paslufta, studimet, ku përveç tjerash duke qenë pjesë e një komuniteti pakicë, e bënë ligjërimin e saj interesant e në të njëjtën kohë shumë inspirues për të gjithë.