Flutura TALK – znj. Nora Visoka-Weller

Në Flutura TALK me të ftuar Nora Visoka-Weller, patëm privilegjin të zhvillonim një bashkëbisedim të pasur me përvojat e saj që nga fëmijëria e deri më tani. Formati i këtij eventi është menduar për të shërbyer si një model inspirimi për të rinjtë, duke i inkurajuar ata të thyejnë barrierat, normat dhe konstruktet sociale për të arritur potencialin e tyre të plotë.

Znj. Visoka-Weller me një përvojë dhe bagazh akademik të pasur, kishte shumë për të ndarë me të rinjtë tanë, duke u shërbyer si shembull motivues. Nga sfidat e ndjekjes së shkollimit në fëmijëri, përballja me peripecitë sidomos gjatë luftës, por edhe të pasluftës deri tek arritjet e saj të larta aktuale, e bënë ligjërimin e saj tejet interesant.

More Posts