Në Flutura TALK me të ftuar znj. Besa Kabashi-Ramaj, patëm kënaqësinë të bashkëbisedojmë për përvojat e saj nga fëmijëria e deri më tani, siç e parasheh edhe formati i këtij eventi për të motivuar edhe të rejat dhe të rinjtë e Drenasit drejt rrugës së suksesit.
Përveç energjisë pozitive dhe shembullit personal si një grua e suksesshme që na përcolli znj. Kabashi-Ramaj, edhe fjalët ishin shumë inkurajuese për secilin të pranishëm në sallë. Mesazhet që u përcollën përkitazi për moshat e reja prezent, e bënë edhe më interesant këtë takim. Duke ndarë përvojat dhe sfidat përgjatë rrugëtimit personal, secili pati rastin të gjej vetën dhe të inspirohet për sfidat dhe tejkalimin e tyre drejt synimeve.
Flutura Academy – vendtakim frymëzues!