Flutura TALK – Prof. Dr. Qamil Kabashi

Në Flutura TALK me të ftuar Prof. Dr. Qamil Kabashi, patëm kënaqësinë të zhvillojmë një bashkëbisedim për përvojat e tij nga fëmijëria e deri më tani, siç e parasheh edhe formati i këtij eventi për të shërbyer si model inspirimi për të rejat dhe të rinjtë e Drenasit që të thyejnë barrierat, normat dhe konstruktet sociale për të arritur potencialin e tyre.

Një person me një përvojë dhe bagazh akademik kaq të lartë, sigurisht se ka çka të ndajë për të rinjtë tanë, në mënyrë që të shërbejë si shembull motivues. Që nga fëmijëria e tij, ndjekja e shkollimit me peripeci, lufta, paslufta dhe arritjet e tij të larta deri tani e bënë ligjërimin tejet interesant dhe nxiti kureshtjen e nxënësve tanë. Ndër tjerash, mesazhi u dha që përpjekjet e juaja të sinqerta tani si të rinj, domosdo do të jenë përcaktuese për atë që do të jeni në të ardhmen.

More Posts