Flutura TALK – Dr. Lavdim Halilaj

Patëm kënaqësinë të kemi si folës në Flutura Academy, Dr. Lavdim Halilaj për të na ligjëruar për temën: “Inteligjenca Artificiale dhe Siguria e Informacionit”.

Një person me një përvojë dhe bagazh akademik kaq të lartë, sigurisht se ka çka të ndajë për të rinjtë tanë, në mënyrë që me shembullin personal të shërbejë si model inspirues, por edhe të na iluminojë me trendet më aktuale dhe më inovative në teknologji. Trende këto që janë dhe pritet të jenë gjithnjë e më shumë determinuese edhe në jetën tonë të përditshme, e aq më shumë për nxënësit e studentët që përzgjedhin për të studiuar drejtime të shkencave kompjuterike.

More Posts