Flutura Reading Club në Shtime është organizuar me nxënësit tanë të gjuhës angleze, për të lexuar e diskutuar librin e radhës, me synim promovimin e leximit tek të rinjtë.
Kultura e leximit është prej shprehive më të mrekullueshme që mund të fitojë një nxënës, aq më shumë në takime të tilla të ballafaqimit të të kuptuarit me tjetrin. Përveç tjerash, interes yni ishte të kthejmë diskutimet në një debat, për t’i dhënë një shtysë aftësisë për të rindërtuar të kuptuarit në mënyrë kritike.