Në kuadër të Flutura Gaming Club, bashkë me nxënësit tanë në qendrën e Flutura Academy në Prizren, kemi përzgjedhur të kalojmë një kohë të lirë përmes argëtimit.
Meqenëse, përmes Gaming Club synojmë që të ndikojmë në edukimin e fëmijëve për luajtjen e lojërave në mënyrë të shëndetshme dhe në menaxhimin e kohës me ndërgjegjshmëri, përveç aktivitetit mësimor kohë pas kohe tentojmë të përzgjedhim lojëra të ndryshme së bashku. Për të theksuar që vetëm nëse kemi parasysh këto kondita, ndikimi i lojërave është pozitiv si në zhvillimin kognitiv emocional, ashtu edhe në atë fizik rekreativ.