Në kuadër të Flutura Gaming Club, bashkë me nxënësit tanë kemi organizuar garën e Ping-Pongut, ku u zhvillua një lojë e fortë, atraktive e argëtuese në mes nxënësve.
Përmes lojës së ping-pongut kemi synuar të ofrojmë një përvojë të vlefshme, në mënyrë që nxënësit të kenë bashkëpunim duke u ndjerë mirë në ambientet tona, sepse përmes lojës ndikimi është pozitiv si në zhvillimin kognitiv emocional, ashtu edhe në atë fizik rekreativ.