Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Librit, bashkë me nxënësit tanë të Flutura Debate Club kemi organizuar debat me tematikën: Libri, pjesë thelbësore drejt rrugës së suksesit?!
Duke qenë se historikisht, instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive dhe mjeti më efikas për të siguruar ruajtjen e këtyre njohurive ka qenë libri, në kohën e tanishme të epokës digjitale kultura e leximit të librave a është dhe a duhet të jetë e rëndësisë së njëjtë. Andaj, me qëllim që të nxisim të menduarit kritik dhe zhvillimin e aftësive për të ndërtuar argumente pro dhe kontra kemi zhvilluar debatin në fjalë.
Në formatin e përafërt Karl Popper, nxënësit ishin të ndarë në dy skuadra kundërshtare, me seksione kohore të përcaktuara për debatuesit. Ku veç tjerash, rëndësi për ne kishte se si nxënësit mbrojnë mendimin e tyre duke u bazuar në argumente dhe prova. Duke theksuar që është argumenti dhe prova që e bëjnë një mendim apo kritikë produktive apo jo.