Flutura Debate Club – Jo thjesht debat, por shkollë jete!

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta, Flutura Debate Club u zhvillua me pjesëmarrjen e nxënësve nga shkollat e mesme të larta. Ky aktivitet u krijoi të rinjve një mundësi të vlefshme për të shprehur pikëpamjet e tyre mbi tema të zgjedhura me kujdes, duke ushtruar aftësinë për të ndërtuar dhe mbrojtur qëndrime të argumentuara.

Fokusi ynë kryesor ishte zhvillimi i të menduarit kritik – përmes theksit që i dhamë përdorimit të argumenteve të qëndrueshme dhe provave konkrete. Kjo u bë thelbësore në vlerësimin e mënyrës se si një ide, qëndrim apo kritikë merr vlerë dhe kuptim në një debat të strukturuar.

Nxënësit jo vetëm që patën mundësinë të përballen me qëndrime të kundërta, por gjithashtu mësuan si të dëgjojnë, të pranojnë apo të kundërshtojnë një mendim në mënyrë të arsyetuar. Edhe pse koha për debat ishte e kufizuar, energjia dhe entuziazmi i tyre tregoi se potenciali për diskutim ishte shumë më i madh – aq sa debatet nuk arritën të shteronin të gjitha argumentet dhe kundër-argumentet e mundshme.

Kjo përvojë jo vetëm që frymëzoi diskutime të pasura, por edhe nxiti kërkesën nga vetë nxënësit për organizimin e takimeve të tjera të ngjashme.

Flutura Academy – një platformë që fuqizon të rinjtë përmes dijes, debatit dhe mendimit të lirë!