Pyetjet më të shpeshta

Flutura Academy është pjesë e Bambus Group dhe u jetësua fillimisht si platformë mësimi por edhe si vendtakim i mundësive. Korniza edukative që ofron Flutura është bashkëdyzim i nevojave të tregut dhe konceptit bashkëkohorë të të mësuarit. Ofrojmë shkathtësi teorike dhe praktike që përvetësohen shpejt, të cilat ju kualifikojnë për profesionin e ëndrrave tuaja.

Emrin “Flutura” e zgjodhëm për shkak se në një formë procesi i metamorfozës së fluturës e reflekton procesin e përgatitjes/rritjes profesionale dhe personale të secilit individ. Asnjë larvë s’mund të arrijë të jetë flutur pa kushtet e nevojshme për ta realizuar procesin e transformimit me sukses. Ngjashëm, pa aftësimin me shkathtësitë e nevojshme për tregun e sotëm të punës, asnjë i ri s’mund t’i realizojë pritjet dhe ëndrrat e veta.

Lokacionet e Flutura Academy janë si vijon:
● Drenas, rruga “Xhevat Demaku” 13000
● Ferizaj, rruga “Ramadan Rexhepi” 7000
● Prizren, rruga “Remzi Admemaj” 20000
● Podujevë, rruga “Hyzri Talla” 11000

Të gjithë nxënësit e komunave Drenas, Prizren, Ferizaj dhe Podujevë nga mosha 8 deri më 18 vjeç mund t’i ndjekin trajnimet tona në lokacionet e Flutura Academy në qytetet e lartpërmendura.

Trajnimet në Flutura Academy zgjasin nga 6 deri në 9 muaj në varësi të planprogramit.

Të gjitha bizneset dhe organizatat joqeveritare mund të kërkojnë module specifike trajnimi në varësi të nevojave të tyre për trajnim të kapaciteteve njerëzore.